Bombardimet goditën shkollën fillore për vajza, 40 nxënëse humbën jetën

Agjencia iraniane “ISNA” njoftoi se ngjarja ka ndodhur në distriktin Minab, në provincën jugore të Hormozganit.

28.02.2026. 14:49

Bombardimet goditën shkollën fillore për vajza, 40 nxënëse humbën jetën

Është rritur në 40 numri i nxënëseve që kanë humbur jetën pas sulmit të sotëm në distriktin Minab, në provincën jugore iraniane të Hormozganit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane “ISNA”, duke cituar autoritetet lokale.

Sipas raportimeve nga mediat në Iran, viktimat janë nxënëse të një shkolle fillore për vajza. Institucioni është goditur gjatë bombardimeve të përbashkëta të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet vendase po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe verifikimin e numrit të viktimave, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)