Papa Leoni reagon për situatën në Lindjen e Mesme: Mos mbillni dhimbje dhe vdekje, dialogoni

Papa Leoni XIV ka shprehur “shqetësim të thellë” për situatën në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të asaj që e cilësoi si “spirale dhune” që rrezikon të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme.

Burimi: BBC

01.03.2026. 13:41

Duke folur para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetrit, pas lutjes tradicionale të së dielës në Vatikan, Ati i Shenjtë theksoi se stabiliteti dhe paqja nuk mund të ndërtohen mbi kërcënime të ndërsjella apo përdorim armësh.

“Stabiliteti dhe paqja nuk ndërtohen përmes kërcënimeve apo armëve, të cilat mbjellin shkatërrim, dhimbje dhe vdekje, por vetëm përmes dialogut të arsyeshëm, autentik dhe të përgjegjshëm,” u shpreh Papa Leoni XIV para turmës së mbledhur në shesh.

Ai bëri të ditur se u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt të ndalin menjëherë dhunën, duke paralajmëruar për “mundësinë e një tragjedie me përmasa të mëdha” nëse përshkallëzimi vazhdon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)