“Kemi shkatërruar pothuajse gjithçka që Irani kishte”, Trump: SHBA-në nuk e tërhoqi në konflikt Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e reja të ndërmarra nga SHBA-ja kanë pasur në shënjestër një tjetër grup drejtuesish iranianë, duke theksuar se goditja ka qenë “mjaft e konsiderueshme”.

Burimi: CNN

03.03.2026. 18:10

“Kemi shkatërruar pothuajse gjithçka që Irani kishte”, Trump: SHBA-në nuk e tërhoqi në konflikt Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e reja të ndërmarra nga SHBA-ja kanë pasur në shënjestër një tjetër grup drejtuesish iranianë, duke theksuar se goditja ka qenë “mjaft e konsiderueshme”.

Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se “pati një tjetër goditje sot ndaj lidershipit të ri dhe duket se ishte mjaft e fortë”, pa dhënë detaje se cilët zyrtarë iranianë janë shënjestruar apo sa viktima ka pasur. Sulmet vijnë pas një vale fillestare raketash gjatë fundjavës, për të cilën zyrtarët amerikanë pretendojnë se vrau 49 figura iraniane, mes tyre edhe Udhëheqësin Suprem, Ali Khamenei.

Trump mohoi gjithashtu pretendimet se SHBA-ja u tërhoq në konflikt nga Izraeli. Sipas tij, Irani ishte gati të sulmonte i pari dhe ai mund të ketë “detyruar dorën e Izraelit”, e jo anasjelltas. “Izraeli ishte gati dhe ne ishim gati. Praktikisht gjithçka që ata kishin është shkatërruar”, u shpreh ai, duke shtuar se arsenali raketor iranian po pakësohet ndjeshëm.

Një ditë më parë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte sugjeruar se vendimi për të sulmuar Iranin u mor pasi Uashingtoni besonte se Izraeli ishte pranë ndërmarrjes së një veprimi të njëanshëm.

Në konferencën e përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Merz, Trump u është pyetur pse vendet po bashkohen me SHBA-në në luftën e Iranit. “Ata janë thjesht të këqij”, tha Trump, duke iu referuar regjimit iranian. “Nuk është politika, është e gjithë filozofia e tyre, është e tmerrshme”, u tha ai gazetarëve.

Ai përsëriti pikëpamjen e tij rreth Iranit që “sulmon të gjithë fqinjët e tij”. “Ata kanë goditur Katarin, kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë goditur Arabinë Saudite, kanë goditur Omanin dhe po na ndihmonin të negocionim, të gjithë u goditën”, thotë ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)