“Po i thyejmë kockat Iranit”, Netanyahu: Operacioni nuk ka përfunduar

Kryeministri izraelit komenton ofensivën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara, që nisi fundjavën e 28 shkurtit.

10.03.2026. 10:42

“Po i thyejmë kockat Iranit”, Netanyahu: Operacioni nuk ka përfunduar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria e vendit të tij po i “thyen kockat” Iranit që nga fillimi i ofensivës së përbashkët me Shtetet e Bashkuara, e cila ka nisur më 28 shkurt. Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak ende nuk ka përfunduar.

Gjatë një vizite në një qendër emergjence të Ministrisë së Shëndetësisë, Netanyahu tha se Izraeli synon të dobësojë regjimin iranian. Kreu i qeverisë foli për shpresën se populli iranian do të çlirohet nga ajo që e quajti “zgjedha e tiranisë”.

Ai shtoi se veprimet e ndërmarra deri tani kanë goditur rëndë Iranin, por theksoi se operacionet do të vazhdojnë. “Nuk ka dyshim se me veprimet e deritanishme po u thyejmë kockat, dhe ende nuk kemi përfunduar”, deklaroi kryeministri izraelit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)