Nuk kanë të ndalur përplasjet mes SHBA dhe Iranit, në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, bllokimi i së cilët ka shkaktuar probleme në ekonomitë e shumë vendeve.
Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi përdori llogarinë e tij në X për t'i dërguar një mesazh presidentit amerikan Donald Trump, pikërisht për këtë çështje.
"Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ty. Do të jetë e hapur për ata që zbatojnë ligjet e reja të Iranit", shkruan ai.
Azizi shton se "47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë", duke iu referuar periudhës që nga Revolucioni i Iranit i vitit 1979.
“Trump më në fund e ka arritur ëndrrën e tij për ‘ndryshimin e regjimit’, por në regjimin detar të rajonit”, shton Azizi me ironi.
Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një plan për të vënë pagesë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, lëvizje kjo që sërish do të çojë në rritjen e çmimit të shumë mallrave sidomos naftës dhe fertilizuesve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)