Papa Leoni XIV kremton Meshën e parë të Pashkëve: Bota është e plagosur nga luftërat!
Gjatë predikimit të tij, Papa foli për prezencën e vdekjes dhe dhunës në botë, duke iu referuar indirekt koflikteve, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të cilat kanë tronditur botën.
Papa Leoni XIV kremtoi Meshën e tij të parë të Pashkëve që nga zgjedhja e tij si Ati i Shenjtë, duke bërë thirrje për paqe dhe shpresë në një botë të plagosur nga luftërat dhe abuzimet.
Pas shërbesës, ai dha bekimin tradicional Urbi et Orbi për qytetin dhe botën nga galeria qendrore e Bazilikës së Vatikanit.
Gjatë predikimit të tij, Papa foli për prezencën e vdekjes dhe dhunës në botë, duke iu referuar indirekt koflikteve, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të cilat kanë tronditur botën.
"Vdekja është gjithmonë në pritje. E shohim të pranishme në padrejtësi, në egoizmin e individëve, në shtypjen e të varfërve, në mungesën e vëmendjes ndaj më të prekshmëve. E shohim në dhunë, në plagët e botës, në britmën e dhimbjes që ngrihet nga çdo anë për abuzimet që shtypin më të dobëtit, për idhujtarinë e fitimit që plaçkit burimet e tokës, për dhunën e luftës që vret dhe shkatërron”, tha Ati i Shenjtë.
Foto: AP/Andrew Medichini
Megjithatë, Papa nënvizoi shpresën që sjell besimi duke thënë: "Por Zoti është gjallë dhe mbetet me ne. Përmes çarjeve të ringjalljes që hapen në errësirë, ai ia beson zemrat tona shpresës."
Papa Leoni XIV shtoi se fuqia e vdekjes dhe e vuajtjes është e pranishme brenda dhe jashtë nesh.
"Fuqia e vdekjes na kërcënon gjithmonë, brenda dhe jashtë. Brenda nesh, kur barra e mëkateve tona na pengon të fluturojmë; kur zhgënjimet ose vetmia që përjetojmë na shkatërrojnë shpresat; kur shqetësimet ose pakënaqësitë na e mbysin gëzimin e jetës; kur përjetojmë trishtim ose lodhje, kur ndihemi të tradhtuar ose të refuzuar, kur duhet të përballemi me dobësinë tonë, me vuajtjet, me mundin e çdo dite, atëherë ndihemi sikur kemi përfunduar në një tunel nga i cili nuk mund ta shohim daljen."
Nën dritën e qirinjve dhe i shoqëruar nga rreth 30,000 besimtarë, papa 70-vjeçar mbajti kryqin prej druri nëpër të gjitha 14 stacionet e Rrugës së Kryqit, në ndërtesën e lashtë romake, e cila ishte një vend martirizimi për shumë nga të krishterët e hershëm.
Në fjalën e tij, Imzot Dodaj kishte një apel edhe për politikën dhe institucionet, duke kërkuar ndershmëri dhe më shumë përgjegjësi në drejtimin e vendit.
Në fund të predikimit, Papa bëri një thirrje të fortë për shpresë dhe paqe, pasi sipas tij Pashka na e jep këtë shpresë dhe besim kundër padrejtësive.
"Është e vërtetë që shpesh duket sikur Zoti nuk ekziston: shohim padrejtësi, ligësi, indiferencë dhe mizori që nuk pakësohen kurrë. Por është po aq e sigurt se në mes të errësirës diçka e re fillon gjithmonë të lulëzojë, e cila herët a vonë jep fryte. Pashka na jep këtë shpresë, duke na kujtuar se në Krishtin e ringjallur, një krijim i ri është i mundur çdo ditë. Pashka është një fillim i ri; është jeta e bërë më në fund e përjetshme nga fitorja e Zotit mbi Kundërshtarin e lashtë. Ne kemi nevojë për këtë këngë shprese, dhe jemi ne, të ringjallur me Krishtin, që duhet ta çojmë atë nëpër rrugët e botës."
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit Ebola në Kongo, ku deri tani janë regjistruar të paktën 220 viktima.
Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.
Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët e Kiev, duke u kërkuar qytetarëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe të shmangin objektet ushtarake e administrative.
Një situatë e pazakontë ka shkaktuar tension në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ku një grua është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në gjykatë me një thikë.
Mbi 1.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Malin Arafat për ritualin më të rëndësishëm të Haxhit, ndërsa temperaturat e larta dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë shoqëruar pelegrinazhin e këtij viti.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur më shumë se 100 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë natës, një shenjë tjetër që Izraeli po kalon në një qëndrim më agresiv në fushatën e tij kundër grupit militant.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani ka zgjatur alarmin për vapën deri të enjten, duke paralajmëruar rrezik serioz për të moshuarit dhe personat vulnerabël. Ekspertët theksojnë se temperaturat ekstreme mund të rëndojnë sistemin shëndetësor dhe të shtojnë presionin mbi rrjetin energjetik.
Qëndrimi i Teheranit është që gjysma e shumës, rreth 12 miliardë dollarë, duhet të lirohet me njoftimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, ndërsa pjesa tjetër duhet të lirohet brenda 60 ditëve.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka urdhëruar autoritetet të fillojnë rivendosjen e aksesit në internet për popullsinë, duke i dhënë fund ndërprerjes më të gjatë në historinë e çdo vendi
Në Spanjë temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa në Itali autoritetet kanë kufizuar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Komente (0)