Lufta në Iran, 365 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin “Furia Epike”

Ndërkohë, bilanci përfshin edhe shifrën e konfirmuar më parë prej 13 të vdekurish mes radhëve të ushtrisë amerikane.

04.04.2026. 08:26

Lufta në Iran, 365 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin “Furia Epike”

Pas pesë javësh lufte në Iran, Shtetet e Bashkuara kanë përditësuar bilancin e ushtarëve të plagosur gjatë operacionit “Furia Epike”. Sipas Pentagonit, 365 ushtarakë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit.

Ndërkohë, bilanci përfshin edhe shifrën e konfirmuar më parë prej 13 të vdekurish mes radhëve të ushtrisë amerikane. Pentagoni bëri të ditur se shumica e të plagosurve janë pjesëtarë të forcave tokësore, mes të cilëve numërohen 247 të lënduar.

Më pas renditen 63 ushtarë të Marinës Amerikane, 19 marinsa dhe 36 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Ajrore. Sipas raportimit të Pentagonit, ky është përditësimi zyrtar i gjendjes deri të premten që lamë pas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)