“Jemi në luftë”, Trump reagon pas rrëzimit të avionit amerikan: Nuk ndikon në negociata

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shfaqi pakënaqësi ndaj mënyrës se si disa media po e raportojnë situatën, duke e cilësuar si një operacion ushtarak të ndjeshëm dhe intensiv.

04.04.2026. 09:49

“Jemi në luftë”, Trump reagon pas rrëzimit të avionit amerikan: Nuk ndikon në negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas raportimeve për rrëzimin e një avioni luftarak amerikan F-15 në Iran, duke deklaruar se incidenti nuk do të ndikojë në procesin e negociatave.

I pyetur nga gazetarët nëse zhvillimet e fundit mund të ndryshojnë qasjen e SHBA-së ndaj Iranit, Trump u shpreh prerë: “Jo, aspak”. Presidenti amerikan: “Jo, është luftë. Jemi në luftë”. Ai nuk pranoi të japë detaje lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit që po zhvillohet në territorin iranian.

Megjithatë, shefi i Shtëpisë së Bardhë shfaqi pakënaqësi ndaj mënyrës se si disa media po e raportojnë situatën, duke e cilësuar si një operacion ushtarak të ndjeshëm dhe intensiv. Sipas informacioneve paraprake, njëri nga pilotët amerikanë është shpëtuar i gjallë, ndërsa kërkimet vijojnë për gjetjen e pilotit të dytë, i cili ende rezulton i zhdukur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)