Makina shkrumbohet nga flakët, aksident i rëndë në dalje të kryeqytetit

Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në dalje të Tiranës dhe në drejtim të Durrësit, me autokolonën që u raportua se ishte deri në 4 kilometra e gjatë.

04.04.2026. 08:49

Makina shkrumbohet nga flakët, aksident i rëndë në dalje të kryeqytetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë QTU-së. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur, ku njëri prej tyre është goditur nga mbrapa. Aksidenti ka qenë mjaft i fortë dhe si pasojë, një nga mjetet është përfshirë menjëherë nga flakët, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Në vendin e ngjarjes shkuan me urgjencë ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për t’u dhënë ndihmë të lënduarve. Deri më tani nuk ka informacion të saktë për numrin e personave të përfshirë në aksident dhe për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia shkoi në vendngjarje dhe kreu veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Edhe pse ishin orët e para të mëngjesit, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në dalje të Tiranës dhe në drejtim të Durrësit, me autokolonën që u raportua se ishte deri në 4 kilometra e gjatë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)