E shtunë me mot të kthjellët, mbrëmja i jep fund reshjeve të shiut

Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit.

04.04.2026. 08:07

E shtunë me mot të kthjellët, mbrëmja i jep fund reshjeve të shiut

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 3-4 ballë në Adriatik dhe Jon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)