Një zyrtar iranian u ka bërë thirrje të rinjve që ditën e sotme, prej orës 14:00 të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth centraleve elektrike në vend. Kërkesa ka ardhur prej kërcënimeve për sulme të mundshme, që lidhen me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë deklaratën e Alireza Rahimi. Ky i fundit është prezantuar nga televizioni shtetëror iranian si sekretar i Këshillit të Lartë të Rinisë dhe Adoleshentëve.
Rahimi u bëri thirrje të rinjve, sportistëve, artistëve, studentëve dhe profesorëve që të mblidhen rreth centraleve, të cilat i cilësoi si “pasuri kombëtare” dhe “kapital” të Iranit. Ai theksoi se iniciativa duhet të mbështetet pavarësisht bindjeve politike, duke argumentuar se këto struktura i përkasin të ardhmes së vendit dhe rinisë iraniane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)