Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Japoninë veriore.
Epiqendra e tij ishte në prefekturën Aomori, me një thellësi fokale rreth 20 km.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë menjëherë lëshoi banorët alarmin për tsunami, me valë deri 1 m që mund të godisnin brigjet.
Qindra njerëz u evakuuan, teksa momentalisht nuk raportohen të lënduar apo dëme domethënëse.
Tërmeti i sotëm vjen pas tërmetit me magnitudë 7.6 të martën e kaluar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)