Tërmeti shkund Japoninë, nuk ka alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht nuk pati dëme apo alarm për tsunami.

Burimi: Reuters

06.01.2026. 07:15

Tërmeti shkund Japoninë, nuk ka alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë Rihter goditi rajonin perëndimor Chugoku të Japonisë të martën, bëri me dije Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Lëkundja e parë u regjistrua rreth orës 09:18, ndërkohë që pas saj pati dhe një seri tërmetesh me magnitudë më të vogël.

Autoritetet japoneze nuk raportuan dëme nga tërmeti, teksa nuk pati as alarm për tsunami.

Në zonën ku ra tërmeti operon dhe Centrali Bërthamor Shimane, i cili po ashtu nuk pati asnjë problem nga lëkundjet.

Hekurudha Perëndimore e Japonisë tha se kishte pezulluar operacionet e trenit me shpejtësi të lartë Shinkansen midis Shin-Osaka dhe Hakata pas tërmetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)