“As Zoti nuk të mbron”, Koreja e Veriut mburret me raketahedhësin e ri me kapacitet bërthamor
Koreja e Veriut ka prezantuar një armë të re për lëshimin e raketave me kapacitet bërthamor.
07:10 1 ditë më parë19.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Griffiths dyshohet se ka rënë nga kati i 17-të i godinës ku banonte dhe shërbimet e emergjencës e gjetën trupin e tij në tokë, poshtë ballkonit.
Bashkëthemeluesi britanik i gjigantit online të modës ASOS, Quentin Griffiths, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pasi ra nga ballkoni i apartamentit të tij në Pattaya të Tajlandës.
Sipas raportimeve, Griffiths dyshohet se ka rënë nga kati i 17-të i godinës ku banonte dhe shërbimet e emergjencës e gjetën trupin e tij në tokë, poshtë ballkonit. Autoritetet vendase deklaruan se brenda apartamentit nuk u konstatuan shenja përleshjeje, megjithatë pista e një ngjarjeje të dyshimtë nuk është përjashtuar.
Shkaku zyrtar i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të autopsisë, një proces që mund të zgjasë disa muaj dhe hetimet vijojnë ende.
Ngjarja vjen në një kohë kur Griffiths ishte përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me ish-bashkëshorten e tij tajlandeze. Ajo e kishte akuzuar për përvetësimin e rreth 500 mijë paundëve nga një kompani që drejtonin së bashku. Vitin e kaluar ai ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet, pas pretendimeve se kishte falsifikuar dokumente për të shitur prona dhe aksione pa dijeninë e saj, por Griffiths i kishte mohuar akuzat dhe ishte liruar, ndërsa hetimi vazhdonte.
Një burim pranë familjes i tha gazetës The Sun se rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta.
“Është një mister i vërtetë. Është përdorur termi ‘rrethana të dyshimta’, por ende nuk dihet asgjë me siguri”, tha burimi.
Quentin Griffiths ishte një nga themeluesit e ASOS në vitin 2000, së bashku me Nick Robertson dhe Andrew Regan. Ai u largua nga kompania në vitin 2005, pasi kishte mbajtur postin e drejtorit të marketingut. Nën drejtimin e themeluesve të saj, kompania u shndërrua në një nga platformat më të mëdha të shitjes online të modës në botë.
Gjatë viteve në vijim, Griffiths realizoi miliona paund nga shitja e aksioneve. Ai gjithashtu paditi firmën e kontabilitetit BDO, duke pretenduar se këshillat e gabuara tatimore i kishin kushtuar mbi 4 milionë paund në taksa.
Babai i tre fëmijëve ishte zhvendosur në Tajlandë rreth vitit 2007. Pas divorcit nga bashkëshortja e parë, ai u martua me një shtetase tajlandeze, me të cilën pati dy fëmijë, por çifti u nda disa vite më parë.
Qeveria po shqyrton futjen e legjislacionit për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga linja mbretërore e trashëgimisë, sipas BBC.
22:55 4 h më parë20.02.2026.
Autori
Donald Trump e quan vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së për të hequr tarifat e tij gjithëpërfshirëse "thellësisht zhgënjyese", ndërsa njofton një taksë të re prej 10% mbi importet globale.
20:28 7 h më parë20.02.2026.
Autori
Nasa synon 6 marsin për të nisur një ekuipazh rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet, në atë që do të ishte udhëtimi më i largët i njerëzimit në hapësirë.
18:00 9 h më parë20.02.2026.
Autori
Një ushtar francez ka humbur jetën pasi u qëllua në kokë gjatë një “loje” me kolegët e tij në një festë ku ishte konsumuar alkool. Ngjarja ndodhi në ambientet e Percy Military Teaching Hospital, në Clamart, në perëndim të Parisit.
16:49 11 h më parë20.02.2026.
Autori
Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar tarifat globale të vendosura nga presidenti Donald Trump, duke i dhënë një goditje të fortë një prej instrumenteve kryesore të politikës së tij ekonomike dhe të jashtme.
16:30 11 h më parë20.02.2026.
Autori
Konstantin Frolov, komandant i Brigadës së 83-të Ajrore të Gardës arriti të mashtrojë autoritetet ruse, duke përfituar përfitime mbi 2.5 milionë dollarë.
15:01 12 h më parë20.02.2026.
Autori
Irani ka zbuluar sot se drafti i marrëveshjes bërthamore do të dërgohet në Uashington brenda tre ditësh dhe se temë e diskutimeve ka qenë se si të sigurohet që "programi bërthamor të mbetet paqësor përgjithmonë".
14:32 13 h më parë20.02.2026.
Autori
37-vjeçari u largua për të kërkuar ndihmë, por nuk përdori pajisjet e nevojshme për të siguruar mbijetesën e të dashurës 33-vjeçare.
09:34 18 h më parë20.02.2026.
Autori
Sipas gazetës Times, kryeministri britanik Keir Starmer nuk i ka dhënë leje SHBA-ve që të përdorin bazën Diego Garcia, gjë që e ka zemëruar pa masë Presidentin amerikan.
08:54 18 h më parë20.02.2026.
Autori
Komente (0)