Bardhi: Persona pa mjete identifikimi kanë rrethuar selinë e PD, mbi 40 të shoqëruar

Tensionet pas protestës së opozitës po shoqërohen me përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe forcave të rendit.

20.02.2026. 22:16

Bardhi: Persona pa mjete identifikimi kanë rrethuar selinë e PD, mbi 40 të shoqëruar

Tensionet pas protestës së opozitës po shoqërohen me përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe forcave të rendit. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, së bashku me deputetin Klevis Balliu, akuzuan policinë për ndalime të shumta të protestuesve.

Bardhi deklaroi se persona pa mjete identifikimi kanë rrethuar selinë e PD dhe se “mbi 40 qytetarë”, përfshirë drejtues degësh, janë shoqëruar. Policia nuk ka dhënë ende një bilanc zyrtar mbi ndalimet.

“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore që del nga selia e PD arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi, civilë që Kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, tha Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)