Tragjedia në liqenin Tahoe, gjendet pajetë 8 skiatorë që u goditën nga orteku

Gjenden trupat e pajetë të 8 skiatorëve që u goditën nga një ortek një ditë më parë në Sierra Avalanche, teksa kërkimet vijojnë dhe për një person të nëntë.

Burimi: BBC

19.02.2026. 07:51

Tragjedia në liqenin Tahoe, gjendet pajetë 8 skiatorë që u goditën nga orteku

Ekipet e kërkim shpëtimit në Sierra Avalanche kanë gjetur pajetë 8 skiatorë që u goditën nga një ortek i fuqishëm një ditë më parë, dhe vijojnë punën për gjetjen e një personi të nëntë që mendohet të jetë ende nën masivin e borës.

Trupat e 8 skiatorëve të vdekur janë ende të bllokuar në dëborë dhe ende nuk mund të nxirren për shkak të kushteve të tmerrshme të motit.

Vetëm në orët e fundit në zonën përreth liqenit Tahoe kanë rënë mbi 90 cm borë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen. Zyrtarët thonë se viktimat janë shtatë gra dhe dy burra.

Sherifi i rajonit tha se operacioni i shpëtimit ishte një përpjekje e përbashkët që përfshinte dy ekipe dhe afërsisht 50 anëtarë, të cilëve iu desh të kalonin kushte ekstreme të motit duke përdorur pajisje të specializuara, për të arritur në vendngjarje.

Në orën 17:30, ekipet e kërkimit mbërritën në një zonë afërsisht 3.2 km larg vendit ku të mbijetuarit po strehoheshin në tenda të improvizuara dhe iu desh të vazhdonin rrugën me ski që andej.

Dy nga gjashtë të mbijetuarit nuk mund të ecnin për shkak të lëndimeve që pësuan gjatë ortekut. Ata u dërguan në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën.

I gjithë grupi i skijimit që u godit nga orteku vdekjeprurës përbëhej nga një përzierje prej 11 skiatorësh dhe katër guidash. Masivi i borës i goditi ndërsa ata po ktheheshin nga një udhëtim tre-ditor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)