Tensionet në maksimum, Pakistan bombardon terroristët në Afganistan

Avionët e Pakistanit kanë sulmuar mëngjesin e së dielës bazat e një grupi terrorist brenda Afganistanit duket vrarë të paktën 13 persona.

Burimi: Tgcom

22.02.2026. 08:07

Tensionet në maksimum, Pakistan bombardon terroristët në Afganistan

Ushtria e Pakistanit ndërmorri një sulm të koordinuar ajror ndaj disa bazave të terroristëve brenda territorit të Afganistanit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas të dhënave paraprake, të paktën 13 militantë të grupimit xhihadist Tehrik-e-Taliban Pakistan u vranë, teksa u shkatërruan dhe disa baza të tyre.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Pakistanit shënjestruan vende të dyshuara për strehim të TTP-së në Afganistanin lindor dhe juglindor. Burime lokale raportuan shpërthime të shumta, veçanërisht në distriktin Barmal të provincës Paktika, ku thuhet se u dëgjuan disa shpërthime me shpejtësi njëra pas tjetrës, një shenjë e një operacioni të koordinuar.

Sipas informacioneve, gjatë operacionit u goditën tetë objektiva . Ofensiva nuk u kufizua vetëm në Paktika, por u përhap në provinca të tjera përgjatë kufirit.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Informacionit e Pakistanit konfirmoi se ushtria e saj kreu sulme ndaj strehimeve terroriste që besohet të jenë përgjegjëse për një valë të fundit sulmesh në vend.

Ministria pretendon se ka "prova bindëse" se këto sulme u orkestruan nga militantë që veprojnë nën drejtimin e një udhëheqjeje me bazë në Afganistan.

Tetorin e kaluar , Pakistani kishte kryer bastisje thellë në territorin afgan me qëllimin për të goditur strehimet e militantëve, në një kontekst tensioni në rritje dhe përshkallëzimi të dhunës përgjatë kufirit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)