Kundër ndryshimit të kufijve, OKB miraton rezolutën për Ukrainën

OKB miratoi një rezolutë në 4 vjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës e cila kërkon respektimin e kufijve territorialë të saj.

Burimi: Xinhua

24.02.2026. 21:54

Kundër ndryshimit të kufijve, OKB miraton rezolutën për Ukrainën

Në 4 vjetorin e nisjes së luftës nga Rusia, Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi një rezolutë me shumicë votash që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën.

Përmes kësaj rezolute, OKB kërkon respektimin e kufijve të Ukrainës dhe shpreh shqetësim për sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike.

Rezoluta u miratua me 107 vota pro, 12 kundër dhe 51 abstenime. Votimi u konsiderua një test solidariteti ndaj Ukrainës në përvjetorin e katërt të nisjes së pushtimit rus.

Të vetmet vende që votuan kundër ishin Rusia, Bjellorusia dhe Irani, teksa Kina dhe Shtetet e Bashkuara abstenuan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)