Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja bën me dije se arkeologët kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm, i cili daton nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

09.03.2026. 15:24

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

Arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, po zhvillojnë gërmime në vendin e njohur si “Kodra e Pusit”, pranë fshatit Murizë-Peqin.

Gërmimet e deritanishme kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm, i cili daton nga periudha romake deri në antikitetin e vonë. Zbulimet përfshijnë struktura dhe materiale arkeologjike që dëshmojnë për një aktivitet të vazhdueshëm njerëzor në këtë zonë gjatë këtyre periudhave historike.

Sipas arkeologëve të përfshirë në projekt, vendbanimi paraqet interes të veçantë për studimin e zhvillimit historik dhe ekonomik të rajonit. Të dhënat e para sugjerojnë se zona mund të ketë pasur një rol të rëndësishëm në rrjetin e vendbanimeve të kohës.

Sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, hulumtimet arkeologjike pritet të vijojnë edhe në fazat e ardhshme, me qëllim dokumentimin e plotë të gjetjeve dhe pasurimin e njohurive mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)