Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Kinematografia dhe skena shqiptare kanë humbur një prej figurave të njohura, pasi është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori Ilir Shkurti.

05.04.2026. 18:12

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Kinematografia dhe skena shqiptare kanë humbur një prej figurave të njohura, pasi është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori Ilir Shkurti.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e një brezi artistësh që lanë gjurmë në humorin dhe teatrin lokal. Ai u bë veçanërisht i dashur për publikun përmes roleve në Estradën e Pogradecit, ku spikati me interpretime humoristike dhe karakteriale që u pritën me shumë simpati.

Përveç skenës, ai kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare, duke marrë pjesë në disa filma të prodhuar nga Kinostudioja. Ndër rolet e tij përmenden pjesëmarrjet në filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët”, “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” dhe “Kush vdes në këmbë”.

Ilir Shkurti do të kujtohet si një aktor karakteresh, që i dha jetë personazheve të ndryshme dhe kontribuoi në artin shqiptar ndër vite.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)