Bullgaria triumfon në Eurovision, Shqipëria renditet e 13-ta

Një natë plot emocione, spektakël dhe rivalitet muzikor ka kurorëzuar Eurovisionin me fitoren e Bullgaria. Përfaqësuesja bullgare Dara arriti të triumfojë me këngën “Bangaranga”, duke bindur si juritë profesioniste ashtu edhe publikun europian.

17.05.2026. 08:02

Performanca energjike dhe dinamike e Daras u rendit mes favoriteve që në nisje të finales dhe vazhdoi të grumbullojë pikë të rëndësishme deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar. Artistja bullgare u veçua për prezencën skenike dhe atmosferën elektrizuese që krijoi në arenë.

Ndërkohë, Shqipëria u përfaqësua nga Alis me baladën “Nân”, një interpretim që preku publikun dhe solli emocione të forta në skenën e finales në Vjenë, por u rendit vetëm në vendin e 13.

Alis u ngjit i pesti në skenë dhe interpretoi i shoqëruar nga aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Dyshja krijoi një moment artistik shumë të vlerësuar nga publiku në sallë dhe teleshikuesit në Europë.

Në përfundim të votimit, Shqipëria grumbulloi 145 pikë në total, duke u renditur në vendin e 13-të mes 25 shteteve finaliste. Nga juritë profesionale, kënga shqiptare mori 60 pikë, ku spikati vlerësimi maksimal prej 12 pikësh nga Portugalia.

Gjithashtu, Shqipëria mori pikë edhe nga Mali i Zi, Kroacia, Qipro, Malta, Azerbajxhani, San Marino, Belgjika, Izraeli dhe Greqia. Nga ana tjetër, publiku europian dhe diaspora shqiptare i dhanë Alisit 85 pikë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)