Në kohë lufte, Italia “thyen arkën”, blen pikturën e Caravaggio-s për 30 milionë euro

Blerja e veprës u bë pas më shumë se një viti negociatash. Vepra Maffeo Barberini e Caravaggio-s do t'i caktohet Galerive Kombëtare të Artit të Lashtë në Romë.

Burimi: TGCOM

10.03.2026. 23:15

Në kohë lufte, Italia “thyen arkën”, blen pikturën e Caravaggio-s për 30 milionë euro

Bota po përjeton një kohë të trazuar me dy fronte lufte aktive në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe ndodhet në prag të një krize energjetike me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por këto duken detaje të parëndësishme për Italinë.

Shteti Italian ka vendosur të shpenzojë plotë 30 milionë euro për të blerë veprën Maffeo Barberini, të Caravaggio-s, e cila tashmë do të zotërohet nga Galeria Kombëtare e Artit të Lashtë në Romë.

"Pas më shumë se një viti negociatash, sot njoftojmë blerjen nga Ministria e Kulturës të një kryevepre të jashtëzakonshme nga Caravaggio, Portretit të Imzot Maffeo Barberini", thuhet në njoftim.

Blerja u njoftua nga Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, i cili nënshkroi aktin e blerjes. Italia e bleu veprën për 30 milionë euro, një nga shumat më të mëdha të shpenzuara për një vepër arti në vend.

Pas përfundimit të procedurave të kërkuara administrative, ajo do të bëhet pjesë e trashëgimisë së Shtetit, duke u bërë një pjesë e përhershme e koleksioneve të Palazzo Barberini.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)