Amerika kthehet në hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën historike

“Artemis II” nuk do të ulet në Hënë, por do të bëjë një fluturim pranë saj dhe do të kthehet në Tokë. Ky është test për misionin e uljes në vitin 2027.

14.01.2026. 14:54

Amerika kthehet në hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën historike

NASA ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara janë vetëm pak javë larg rikthimit historik në hënë, për herë të parë në 53 vjet. Agjencia Hapësinore Amerikane bëri të ditur se misioni “Artemis II”, fluturimi i parë me ekuipazh drejt hënës prej vitit 1972, mund të nisë më herët nga sa ishte caktuar.

Kjo pritet të realizohet në një afat kohor nga 31 janari deri më 14 shkurt, teksa dita më e mundshme e nisjes së misionit përllogaritet të jetë data 6 shkurt. Në planin e saj të punës, NASA ka caktuar edhe të paktën katër data rezervë gjatë muajit shkurt, por nëse do të ketë vonesa janë lënë të hapura edhe disa data gjatë muajve mars dhe prill.

Misioni do të zgjasë 10 ditë dhe do të përfshijë astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronautin kanadez Jeremy Hansen. “Artemis II” nuk do të ulet në Hënë, por do të bëjë një fluturim pranë saj dhe do të kthehet në Tokë duke përdorur një trajektore “rënie të lirë”, që garanton siguri edhe në rast problemesh teknike.

Qëllimi kryesor i misionit është të testohen raketa SLS, kapsula Orion dhe sistemet jetike me njerëz në bord, duke hapur rrugën për “Artemis III”, misionin e parë të uljes në Hënë, që aktualisht është planifikuar të ndodhë në vitin 2027. Raketa SLS dhe kapsula Orion pritet të transportohen drejt platformës së lëshimit më 17 janar, për një proces që zgjat deri në 12 orë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)