Në Hagë ka nisur seanca ku pala mbrojtëse e Hashim Thaçit do të paraqesë argumentet e saj.
Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, në fillim të deklaratës përmbyllëse tha se klienti i tij është i pafajshëm. Ai tha se Prokuroria nuk ka arritur që të plotësojë kriterin e barrës së provës ndaj klientit të tij.
Dy ditë më parë Prokurorët Specialë kërkuan dënim total prej 180 vite burg për katër ish liderët e UÇK-së, nga 45 për secilin prej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pas mbarimit të deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)