Albin Kurti përjashton Vjosa Osmanin, Konjufca për zgjedhjen e presidentit: Nuk duam që...

Teksa pas pak ditësh Kosova do të ketë një emër për kandidat për President, vetë Glauk Konjufca, aktualisht ministër i jashtëm ka folur mbi përfoljen e emrit të tij për postin e kreut të shtetit.

25.02.2026. 12:24

"A jam unë opsion? Jo, nuk është shtruar në këtë kontekst që VV-ja ta propozojë një president, po duam ta shmangim. Se kjo është me e vendos opozitën para aktit të kryer, ky nuk është qëllimi kësaj radhe i mazhorancës. Kësaj radhe nuk po foli me emra të partive politike, por po flas me koncepte të mazhorancës në Kuvend. Ajo mazhorancë që është prej 66 në Kuvend, ne jemi bindur që nuk ka mundësi përmes një emri që propozohet të marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80, ky është konstatimi i mazhorancës, nuk po them që është absolut, por me përafërsi, ky është konkludimi i mazhorancës, ndoshta e kemi gabim, ndoshta mirë, por ky është", tha Konjufca gjatë konferencës me ministren shqiptare të Jashtme, Elisa Spiropali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)