Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të vizitës së tij dyditore zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Në adresimin e tij para deputetëve dhe autoriteteve më të larta shtetërore, Begaj përcolli mesazhe miqësie dhe fqinjësie të mirë në emër të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, partneritet dhe mbi bindjen se stabiliteti është i përbashkët.
Presidenti vlerësoi rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor shtetformues, bashkëpunues dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe kontributit të tyre në jetën institucionale dhe politike të vendit.
Ai nënvizoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet gur themeli për rendin kushtetues dhe bashkëjetesën ndëretnike, duke dëshmuar se dialogu është rruga për tejkalimin e krizave dhe forcimin e shtetit.
Begaj theksoi gjithashtu se përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe funksionimi i mekanizmave të barazisë janë thelbësore për kohezionin social, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)