Moti i keq lë shqiptarët aeroporteve të Italisë, në Brindizi pushtojnë pistën në formë proteste

Dy fluturime të kompanisë Wizzair, nisur nga Bolonja dhe Bergamo, me destinacion Tiranën, u detyruan të bënin ulje emergjente në Aeroportin e Brindizit dhe mos arritja në destinacion ka bërë që pasagjerët të pushtojnë pistën duke protestuar.

Burimi: Brindisi Today

07.01.2026. 12:44

Moti i keq lë shqiptarët aeroporteve të Italisë, në Brindizi pushtojnë pistën në formë proteste

Moti i keq që përfshiu ditën e djeshme vendin tonë shkaktoi probleme edhe në aterimin e avionëve në pistën e Aeroportit të Rinasit. Mediat italiane raportojnë se dy fluturime të kompanisë Wizzair, nisur nga Bolonja dhe Bergamo, me destinacion Tiranën, u detyruan të bënin ulje emergjente në Aeroportin e Brindisit rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm për shkak të motit të keq në Tiranë.

Edhe pse janë asistuar menjëherë nga stafi i aeroportit, pasagjerët shqiptarë, të irrituar kanë ndërmarrë akte të dhunshme, duke thyer portat për të dalë në pistë dhe për të protestuar.

Sipas medias lokale Brindisi Today, tensionet u përshkallëzuan në orët që pasuan dhe këtë mëngjes, turma e paduruar filloi të depërtonte me forcë përmes kordoneve të sigurisë drejt portave dhe më pas pushtoi pistën.

Ky veprim shumë i rrezikshëm krijoi trazira të konsiderueshme brenda aeroportit dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë Kufitare italiane, për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë në aeroport.

Sakaq, bëhet me dije se kompania ajrore ende nuk ka njoftuar për fatin e udhëtimit të mëtejshëm të pasagjerëve.

Për situatën në fjalë ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke sqaruar se gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara 5 fluturime nuk janë ulur në aeroportin “Nënë Tereza”. MEI sqaron se avionët e nisur nga Bologna, Milano, Torino, Bari dhe Këlni kanë bërë ulje emergjente për në Brindisi dhe Bari, ndërsa gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)