Situata nga përmbytjet, ministri Vëngu: Janë ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu tha në Komitetin Ndërministror të Emergjencave se ka nisur puna në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, teksa shumë shpejt do të caktohet dhe paketa e kompensimit.

09.01.2026. 09:02

Situata nga përmbytjet, ministri Vëngu: Janë ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve

Në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu bëri me dije se autoritetet lokale në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet kanë ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve.

Sipas Vëngut, një pjesë e personave të evakuuar nga shtëpitë e tyre janë akomoduar në struktura shtetërore, por edhe hoteliere.

“Gatishmëria ka nisur që në 3 janar. FA u angazhuan që të hënën dhe me turne 24 orësh kemi pasur 502 forca në terren, fadroma, varka, zjarrfikëse dhe ambulanca. FA vijojnë të jenë të angazhuar në Shkodër, Lezhë, Delvinë, Fier, Vlorë e Gjirokastër. Siguria e jetës dhe rikthimi i qytetarëve në prioritet. Kemi mbrojtur strukturat kulluese dhe rehabilituar disa akse në Kurbin, Durrës, Tepelenë.

Vështirësi kemi ende në disa akse rurale. Një pjesë e banorëve të evakuuar 460 janë në struktura shtetërore dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat e shtetit kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore dhe pakove për fjetje. Kemi mundësuar transportin e koncentratit për bagëtitë. Bashkitë kanë krijuar grupe evidencash për dëmshpërblimit dhe do të vijojmë me një paketë kompensimi dhe për këtë gjë ka nisur puna me Ministrinë e Financave”, tha Vëngu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)