15 milionë euro të disponueshme për përmbytjet, ministri i Financave: Kemi hartën e riskut

Qeveria ka 15 milionë euro të disponueshme për situatën aktuale të krijuar nga përmbytjet. Ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave bëri të ditur dhe fondin aktual që do të shpërndahet në bazë të hartës së riskut që po të hartohet nga ministria e Mbrojtjes.

09.01.2026. 09:27

15 milionë euro të disponueshme për përmbytjet, ministri i Financave: Kemi hartën e riskut

Qeveria ka 15 milionë euro të disponueshme për situatën aktuale të krijuar nga përmbytjet. Ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave bëri të ditur dhe fondin aktual që do të shpërndahet në bazë të hartës së riskut që po të hartohet nga ministria e Mbrotjes.

"Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro që janë të ndara në shpenzime kapitale në programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Vlera për këtë program është 15 milionë euro, nga ana tjetër kemi fondin e kushtëzuar për emergjenct civile qe është 10 milionë euro, dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie dhe e mbështetur në hartën e riskut që po kryen ministria e Mbrojtjes, kemi dhe fondin rezerve të Këshillit të Ministrave në vlerën rreth 25 milonë euro që do të vendoset në dispozicion në varësi të dëmeve të shkaktuara, sikundër kemi dhe fondin për digat dhe rezervuarët që është një fond për shpenzimet kapitale dhe lidhet me projektet për sigurimin e digave, është 15 milionë euro.

Nëse do  bënim vlerësim të fondeve në dispozicion, vlera shkon në 15 milioën euro të disponueshme", tha Malaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)