Protestat e dhunshme, Ministria e Jashtme del me njoftim për shqiptarët që ndodhen në Iran

Në kulmin e protestave kundër regjimit të Ajatollahut në Iran, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një njoftim, ku i bëhet thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në këtë vend që të tregojnë kujdes.

11.01.2026. 21:15

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Po ashtu Ministria e Jashtme ka vendosur në dispozicion numra kontakti dhe adresa zyrtare të e-mail-it, në mënyrë që çdo shtetas shqiptar i bllokuar në Iran, të kontaktojë me autoritetet e vendit tonë përmes tyre.

Sakaq, mediat ndërkombëtare raportojnë se situata në Iran është e nderë, pasi numri i protestuesve të vdekur ka arritur në 490, ndërsa bashkë me 48 roje sigurie i kalon 500 viktima.

Po ashtu raportohet për 10.000 të arrestuar nga forcat e regjimit, në një kohë kur CNN bën me dije se Donald Trump do të vendosë të martën për një ndërhyrje të mundshme amerikane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)