Reshjet e shiut, rrëshqitje gurësh dhe në by-pass-in e Vlorës

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar problematika dhe në by-pass-in e Vlorës ku ka pasur rrëshqitje gurësh në zonën e Kaninës.

08.02.2026. 10:47

Reshjet e shiut, rrëshqitje gurësh dhe në by-pass-in e Vlorës

Rrëshqitjet e gurëve kanë krijuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në disa segmente të jugut të vendit, pas motit të keq që ka përfshirë zonën gjatë natës.

Në bajpasin e Vlorës, konkretisht në zonën e Kaninës, gurë të mëdhenj kanë përfunduar në rrugë, duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve. Situata është sinjalizuar nga vetë drejtuesit e mjeteve pranë Policisë së Vlorës.

Aktualisht, lëvizja në këtë aks kryhet me vështirësi dhe kërkohet kujdes i shtuar, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimeve për pastrimin e rrugës.

Ndërkohë, shqetësuese mbetet edhe situata në Qafën e Vishës, ku rënia e gurëve është e përditshme. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm dhe bëjnë me dije se po shqyrtohet një ndërhyrje afatgjatë për të garantuar sigurinë e përdoruesve të këtij segmenti rrugor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)