Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 3 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga reshje intensive shiu dhe bore, duke krijuar probleme të ndryshme në akse rrugore dhe zona rurale. Në Qafë Thore, mëngjesin e sotëm janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, ndërsa lumi Seman ka dalë nga shtrati duke u bërë rrezik për banesat.
I gjithë territori i vendit është prekur në 12 orët e fundit nga moti i keq me reshje intensive të shiut dhe borës, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore dhe zona rurale.
Mëngjesin e sotëm, në zonën e tuneleve në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor që të çon në drejtim të fshatit turistik të Thethit.
Reshjet e dendura të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritje të temperaturave që aktualisht luhaten rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore. Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë për shkak të sasisë së konsiderueshme të borës së akumuluar.
Strukturat përgjegjëse ndodhen në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta.
Probleme në Qarkun e Elbasanit
Reshjet e shiut kanë përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe Qarku i Elbasanit, me intensitet kryesisht mesatar. Sipas strukturave të Emergjencave Civile, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme emergjente. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë mbi mesataren, por pa krijuar rrezik për përmbytje. Të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale vijojnë të jenë të hapura.
Në akset Elbasan–Gjinar dhe Gramsh–Moglicë janë regjistruar rënie gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Më problematike paraqitet situata në aksin Drizë–Holte, ku reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar gërryerje të trupit të rrugës. Ndërhyrja e kryer nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbushje rezultoi e përkohshme, pasi gjatë ditës janë shfaqur sërish probleme.
Shembje dhe çarje të trupit të rrugës raportohen edhe në aksin rural Grekan–Shelg, në bashkinë Belsh, ku kërkohet ndërhyrje për stabilizimin e segmentit. Ndërkohë, në HEC Banjë janë ulur shkarkimet në 50 m³/sek, ndërsa në total, së bashku me prodhimin, arrijnë në 150 m³/sek, pa krijuar problematika për zonat përreth. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun.
Semani del nga shtrati, erëra të forta në Vlorë
Në Himarë, si pasojë e reshjeve të dendura, rruga kryesore e fshatit Shënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e segmentit, pasi lëvizja është vështirësuar ndjeshëm.
Ndërkohë, erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në zonën e Pylli i Sodës, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar dalje nga shtrati të Lumi Seman, duke përmbytur toka bujqësore në disa fshatra brenda argjinaturës. Autoritetet ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm.
Edhe në Durrës, reshjet gjatë natës kanë krijuar prezencë uji në disa rrugë, veçanërisht në zonën përreth stadiumit Stadiumi Niko Dovana. Deri më tani nuk raportohen përmbytje banesash apo biznesesh.
Shkodra nën monitorim, vijojnë shkarkimet maksimale nga kaskada e Drinit
Sipas njoftimit të Prefektura e Qarkut Shkodër, situata në qark vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Në fshatin Obot, në territorin e Shkodër, janë angazhuar 6 forca dhe 1 mjet nga Reparti Ushtarak 1010, ndërsa niveli i ujit në aksin rrugor ka arritur në rreth 30 cm. Deri më tani nuk raportohen banesa të rrethuara nga uji.
Ndërkohë, vijojnë shkarkimet intensive nga tre hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin, ndërsa nivelet e ujit mbeten nën kuotat kritike.
Në aksin Bogë–Theth trashësia e borës ka arritur mbi 50 cm, duke rritur rrezikun për rënie ortekësh. Në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme. Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili po transportonte 10 kg kanabis me qëllim shitjen në zonën e "Kafesë së Rremës".
12:21 18 min më parë21.02.2026.
Autori
Një sherr për pronën, që ka agravuar deri në përdorimin e kallashnikovit është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
11:47 52 min më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e Tiranës njofton se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta gjatë protestës së PD dhe 18 prej tyre, mes të cilëve tre të mitur, janë arrestuar.
11:20 1 h më parë21.02.2026.
AutoriNjë shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, të mbuluar me rërë.
10:58 1 h më parë21.02.2026.
Autori
ARRSH ka njoftuar bllokimin e lëvizjes për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
10:46 1 h më parë21.02.2026.
Autori
Çyrbja u deklarua fajtor për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
10:27 2 h më parë21.02.2026.
Autori
Kreu i Shtetit publikoi një video-mesazh me interpretimin e poezisë “Gjuha shqype” të Gjergj Fishta, të realizuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Selim Alliu" në Peshkopi.
09:57 2 h më parë21.02.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 3 h më parë21.02.2026.
Autori
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, më të përqendruara në jug dhe pjesërisht në zonat qendrore të vendit.
08:12 4 h më parë21.02.2026.
Autori
Komente (0)