Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një postim falenderues stafit të Spitalit Rajonal të Fierit. Ai thotë se në vetëm dy muaj në këtë spital janë kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale.
"MIRËMËNGJES dhe nga Spitali Rajonal Memorial Fier, ku mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026 flasin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, me standarde të larta dhe teknologji moderne në shërbim të qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë", thotë Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)