Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve që kanë rritur pasigurinë në disa vende të rajonit, qeveria shqiptare ka aktivizuar rrjetin diplomatik për të ndjekur nga afër situatën dhe për të garantuar sigurinë e shtetasve shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti, duke kërkuar angazhim maksimal dhe raportim të vazhdueshëm mbi gjendjen në terren.
Sipas njoftimit zyrtar, bashkëbisedimi është fokusuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve shqiptarë që ndodhen në këto vende, si dhe në forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me ta. Ambasadat janë udhëzuar të mbajnë kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarët, të evidentojnë çdo kërkesë apo nevojë emergjente dhe të koordinojnë veprimet me autoritetet vendase.
Po ashtu, është theksuar rëndësia e përditësimit në kohë reale të informacionit për situatën e sigurisë, me qëllim marrjen e masave të shpejta në rast nevoje, përfshirë asistencë konsullore apo organizim të mundshëm të lëvizjes së shtetasve shqiptarë drejt zonave më të sigurta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)