“Më shumë drejtësi sociale dhe solidartet”, mesazhi i Presidentit Begaj për 1 majin

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.

01.05.2026. 09:02

“Më shumë drejtësi sociale dhe solidartet”, mesazhi i Presidentit Begaj për 1 majin

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre. 

Në një mesazh të posacëm, kreu i shtetit vlerëson njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë cdo ditë Shqipërinë. 


“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë”,  shprehet Presidenti i republikës në këtë mesazh.

Presidenti Begaj vlerëson ndër të tjera se ata duhen të kenë mbështetje maksimale, ndërsa e konsideroi ditën e 1 majit si një moment kujtese të shoqërisë shqiptare për më shumë drejtësi sociale solidaritet: “Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t'u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet”.

Mesazhi i plotë 

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.
Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale.
Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t'u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.
Faleminderit çdo njeriu të punës!”

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)