Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden tre celularë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konstaton se pas një kontrolli blic në burgun e Durrësit ka gjetur tre telefonë celularë, njëri prej të cilëve i përkiste nj të paraburgosuri.

01.05.2026. 08:28

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden tre celularë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konstaton se pas një kontrolli blic në burgun e Durrësit ka gjetur tre telefonë celularë, njëri prej të cilëve i përkiste nj të paraburgosuri. 

Sipas njoftimit zyrtar, u morën masa duke u veçuar i parabugosuri B.G ndërsa për dy telefonë të tjerë të shoqëruar me kufje bluetooth ende nuk dihet se kujt i përkasin.

NJOFTIMI I DPB

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.
Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.
Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.
Rezultatet e kontrollit:
U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.
 Veprimet e menjëhershme:
* U veçua i paraburgosuri B.G.
* U hartua raporti i incidentit.
* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.
* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.
Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare.
Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)