Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 14 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me homologët e tij nga Austria, Çekia dhe Sllovakia. Në fokus të bisedës në Tiranë ishte procesi i integrimit europian të vendit dhe zhvillimet rajonale. Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
Ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal dhe iniciativave si formati Slavkov, i cili ka kontribuar në forcimin e koordinimit mes vendeve europiane dhe në mbështetjen e perspektivës së Ballkanit Perëndimor. “Prania juaj sot në Tiranë është një dëshmi e miqësisë së sinqertë dhe e bashkëpunimit të qëndrueshëm që kemi ndërtuar ndër vite”, u shpreh Hoxha.
Hoxha theksoi se integrimi në Bashkimi Europian mbetet prioriteti kryesor strategjik i Shqipërisë, duke nënvizuar angazhimin për të vijuar reformat dhe për të ecur përpara me procesin e negociatave mbi bazën e meritës. Hoxha rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e vendosur për të çuar përpara procesin e integrimit, duke theksuar se zgjerimi i BE-së në kushtet aktuale gjeopolitike përbën një domosdoshmëri strategjike dhe jo vetëm një zgjedhje politike.
“Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve. Ky është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, i mbështetur në reforma dhe rezultate konkrete e të verifikueshme”, shtoi Hoxha.
Në deklaratën e tij, ministri u ndal edhe te çështjet rajonale dhe sfidat aktuale, duke përmendur rëndësinë e stabilitetit, bashkëpunimit dhe një perspektive të qartë europiane për të gjitha vendet e rajonit. Diskutimet përfshinë gjithashtu tema si ndërlidhjet energjetike, zhvillimi i korridoreve të transportit, si dhe çështjet e sigurisë, përfshirë menaxhimin e migracionit dhe forcimin e kontrollit kufitar në bashkëpunim me BE-në.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Bashkia Mat do të shndërrojë qytetin e Burrelit në një qendër të gjallë aktivitetesh më 1 dhe 2 maj, në kuadër të 104-vjetorit të themelimit të tij si Qendër Administrative e Nënprefekturës Mat.
14:19 7 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)