“Luftë pa kompromis ndaj paligjshmërisë”, Drejtori i Policisë zbarkon në rrethe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.

30.04.2026. 20:18

“Luftë pa kompromis ndaj paligjshmërisë”, Drejtori i Policisë zbarkon në rrethe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.

Gjatë analizës së punës me drejtuesit vendorë dhe strukturat e Kufirit dhe Migracionit, Hita theksoi se rezultatet në disa drejtime kanë qenë të pamjaftueshme, veçanërisht në luftën kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe kapjes së personave në kërkim.

Ai kërkoi fokus të shtuar në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke theksuar rëndësinë e informacionit cilësor nga inteligjenca kriminale. Gjithashtu, drejtori vuri theksin tek përmirësimi i shërbimit policor në të gjitha nivelet dhe përdorimi më i gjerë i teknologjisë, sidomos në Policinë Rrugore.

Në këtë drejtim, ai kërkoi zbatim të rreptë të rregullave për mosndalimin e automjeteve pa shkak në akset kryesore dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që krijojnë rrezik apo pengesa në qarkullim.

Hita theksoi gjithashtu nevojën për reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo ngjarjeje apo kërkese të qytetarëve, si dhe angazhim maksimal për garantimin e sigurisë në shkolla.

Sa i përket Policisë Kufitare, ai evidentoi mangësi në parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve, duke kërkuar forcim të kontrolleve dhe rritje të cilësisë së shërbimit në pikat kufitare.

Drejtori kërkoi “luftë pa kompromis ndaj paligjshmërisë” dhe apeloi për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)