Tentohet të grabitet Posta Shqiptare në Shkodër

Një tentativë grabitjeje është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e një filiali të Postës Shqiptare, ku ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash.

06.02.2026. 19:54

Sipas informacioneve paraprake, autori nuk ka arritur të përfitojë asnjë shumë monetare dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit, duke shkaktuar dëme materiale. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin e personit të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Policia bën me dije se hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacione të reja lidhur me ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)