Makina ra në lumë, gjendet pas një muaji trupi i pajetë i 30-vjeçarit

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj është gjetur pas një muaji. Në orët e para të mëngjesit të kësja të shtune, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket të riut, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.

07.02.2026. 13:07

Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës. Makina në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij Andi Losha, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)