Bie aksidentalisht në përrua, humb jetën 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Librazhd Katund. Sipas policisë, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

18.02.2026. 14:31

Bie aksidentalisht në përrua, humb jetën 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Librazhd Katund. Sipas policisë, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

"Në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)