Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, autor të tre vjedhjeve në qytet. Sipas inforlacioneve zyrtare ai kishte vjedhur në market e tabakino në dida lagje të qytetit bregdetar.
Mësohet se ishte i dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.
NJOFTIMI I PLOTË
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Episodet”.
Zbardhen 3 vjedhje në subjekte në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Identifikohet dhe arrestohet autori i tyre, shtetas me precedent në këtë fushë.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet që administronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vu në pranga autori i tri prej këtyre rasteve, shtetasi R. H., 26 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari, më datat 10.02.2026, 05.03.2026 dhe 09.04.2026, ka vjedhur produkte në 3 subjekte (markete dhe tabakino), në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 26-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)