Kryeministri i Edi Rama dhe presidenti i Aleksandar Vuçiç pritet të prezantojnë një iniciativë të përbashkët lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari gjerman Michael Martens përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Martens, nisma e dy liderëve ballkanikë pritet të tërheqë vëmendje në arenën ndërkombëtare, megjithëse mund të përballet me kundërshti dhe mungesë konsensusi. Ai ka paralajmëruar se detaje të mëtejshme do të publikohen së shpejti në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ende nuk është bërë e ditur përmbajtja e plotë e iniciativës, por më herët Rama ka mbështetur idenë e anëtarësimit në BE pa të drejtë vetoje për shtetet anëtare të reja.
Ndërkohë, Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave me BE-në dhe synon anëtarësimin deri në vitin 2030, ndërsa Serbia përballet me kritika nga Komisioni Evropian lidhur me ndryshimet në ligjet e drejtësisë, të cilat sipas Brukselit cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)