Berisha në Foltoren para Kryeministrisë: Shpresa e vetme jemi ne, qeveria nën hijen e Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Foltoren e kësaj të hëne para Kryeministrisë, duke e cilësuar situatën politike në vend si “fazë kritike” dhe duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të korrupsionit.

02.03.2026. 19:06

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestën e 28 shkurtit, të cilën e cilësoi si një marshim të paprecedentë në rrugët e Tiranës. Sipas tij, pjesëmarrja masive ishte dëshmi e një “qytetarie të pamposhtur” dhe një mesazh i qartë kundër qeverisë.

Ai akuzoi Ramën se ka deklaruar publikisht se korrupsioni do të mbrohet dhe jo do të luftohet, duke e cilësuar këtë si një nga deklaratat më të rënda në historinë politike të vendit. Sipas Berishës, këto qëndrime janë mbajtur në një kohë kur, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar ka shtuar presionin ndaj qeverisë shqiptare për çështjet e korrupsionit, përmes delegacioneve dhe misioneve faktmbledhëse në Tiranë.

Berisha pretendoi se qeveria synon të krijojë një ndarje mes qytetarëve “mbi ligjin” dhe “nën ligjin”, ndërsa akuzoi kryeministrin se mbron bashkëpunëtorët e tij dhe se nuk heq imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, kabineti i ri qeveritar është i ndikuar drejtpërdrejt nga Balluku, duke pretenduar se disa prej ministrave kanë qenë më parë bashkëpunëtorë të saj.

Kreu i PD-së theksoi se opozita e konsideron veten “shpresën e vetme” për ndryshimin e situatës politike në vend, duke bërë thirrje për reagim qytetar ndaj asaj që ai e cilësoi si “bandë me mandate kriminale”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)