"Të shtrijmë dialogun në...", zbulohen porositë e Ramës në mbledhjen e Kryesisë

Mbledhja e kryesisë socialiste ka zgjatur vetëm 30 minuta në selinë rozë. Teksa kryeministi Edi Rama është parë të lërë selinë në shoqërinë e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

03.03.2026. 09:51

Sipas burimeve jozyrtare, krahas informimit për ndryshimet në qeveri, siç e parashikon dhe statuti i PS për informimin e kryesisë, Rama ka porositur intensifikim të takimeve në bazë. 

“Ta shtrimë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara. Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe të jemi të përgatitur për cdo pasoje ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme", mësohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu, kreu i maxhorancës ka paralajmëruar për zgjedhje brenda partisë në qershor, në një kohë kur mbetet më pak se një vit nga zgjedhjet lokale. Kryesia e PS nuk ishte mbledhur prej kohësh, deri këtë të martë. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)