Ligj për referendumet në Shqipëri? Balla: PS e ka draftin gati

Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se socialistët e kanë gati ligjin për referendumet në Shqipëri, dhe se aktualisht është në fazën e konsultimeve.

24.03.2026. 13:12

Ligj për referendumet në Shqipëri? Balla: PS e ka draftin gati

Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se socialistët e kanë gati ligjin për referendumet në Shqipëri, dhe se aktualisht është në fazën e konsultimeve. 

"Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar", tha Balla.

Ai foli dhe për kategori që do të përfshihen në këtë ligj. "Kategoritë  e referendumeve që në do shtrojmë janë Kushtetues i përgjithshëm e referendum vendor. Referendumi për shfuqizimin e një ligji është i vlefshëm nëse për të marrin pjesë 40%. Në draftin nuk do ta depozitojmë në Kuvend përpara se të bëjmë disa konsulta edhe në disa qarqe kryesore të Shqipërisë. Në momentin që do e depozitojmë, Rama tha se koha për t’u miratuar një ligj brenda kësaj legjislature është e mundshme. Do shohim nëse do e arrijmë brenda këtij sesioni apo do i mbetet sesionit të vjeshtës, këtë nuk mund ta themi sot sepse nuk është një punë e lehtë. Ligji që kemi përpara nuk i ndalon forcat politike të mbajnë qëndrime pro ose kundra", tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)