Bayern “shkatërron” Heidenheim, 4 gola në transfertë

Bayern ka fituar pastër 4-0 në transfertën përballë Heidenheim. Me këtë fitore bavarezët forcojnë pozitat në krye të renditjes, duke u shkëputur ndjeshëm nga të tjerët.

21.12.2025. 22:05

Bayern “shkatërron” Heidenheim, 4 gola në transfertë

Bayern Munich ka dalë me 3 pikë të plota në ndeshjen e radhës ndaj Heidenheim, në javën e 15-të në Bundesliga.

Bavarezë triumfuan me rezultatin 0-4, duke forcuar më tej pozitat në krye të renditjes.

Josip Stanisic shënoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin pas 15 minutave lojë, ndërsa, Michael Olise dyfishoi epërsinë.Dy golat e tjetër të takimit u shënuan nga Luis Diaz dhe Kane në 6 minutat e fundit të takimit.

Pas kësaj ndeshje, Bayerni kryeson me 41 pikë ndërsa Heidenheim qëndron në pozitën e 17-të me 11.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)