Moti i keq ka detyruar autoritetet gjermane të futbollit të anulojë një tjetër ndeshje të parashikuar për t’u luajtur këtë të martë.
Pas anulimit të ndeshjes mes St.Pauli dhe Leipizig në fundjavë, as ndeshja mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen nuk do të zhvillohet.
Liga futbollit e dha njoftimin rreth 2 orë para startit duke shpjeguar se për shkak të shkrirjes së akullit në çatinë e stadiumit, për arsye sigurie ishte menduar që takimi të luhej në një datë tjetër.
‘Për shkak të rreziqeve strukturore që lidhen me kushtet meteorologjike në zonën e çatisë së stadiumit, ndeshja e Bundesligës mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen nuk do të mund të zhvillohet të martën në mbrëmje. Volksparkstadion u mbyll në minutën e fundit. Një vendim për datën e re se kur do të luhet kjo ndeshje do të merret sa më shpejt të jetë e mundur”, lexohet në komunikatën e Ligës Gjermane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)