Real Madrid rikthehet te fitorja, mund Levanten dhe shton presionin ndaj Barcelonës

Reali i Madridit mund Levanten dhe kërcënon Barcelonën për kreun e renditjes.

17.01.2026. 17:33

Real Madrid rikthehet te fitorja, mund Levanten dhe shton presionin ndaj Barcelonës

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në La Liga duke lënë pas turpin e mesjavës ku u eliminua nga Kupa e Mbretit nga skuadra modeste e Albacettes.

Los Blancos mundën me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Levantes, e cila aktualisht ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë të qetë dhe pa sulme të shumta duke sjellë dhe vërshëllimat e publikut.

Në pjesën e dytë ishte Mbappe që u rikthye te goli, pas një 11 metërshi, teksa golin e sigurisë e shënoi Asencio.

Pas kësaj fitoreje Real Madrid renditet në vend të dytë, me një pikë më pak nga Barcelona kryesuese, e gjithashtu duhet të luajë ndeshjen e saj për këtë javë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)