Vince Zampella, krijuesi i serisë së njohur të video-lojërave Call of Duty, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në malet San Gabriel, veriperëndim të Los Angeles, të dielën pasdite, raportoi KNBC. Zampella, 55 vjeç, po udhëtonte në një rrugë malore kur makina u përplas me një barrierë betoni dhe u përfshi nga flakët. Drejtuesi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, ndërroi jetë në spital. Ende nuk dihet nëse Zampella ishte drejtues apo pasagjer.
Zampella ishte bashkë-themelues dhe shef i Respawn Entertainment, studio e themeluar në 2010 dhe e njohur për lojërat Titanfall, Apex Legends dhe STAR WARS Jedi: Fallen Order. Para Respawn, ai shërbeu si CEO i Infinity Ward, studiove që krijoi Call of Duty. Ai gjithashtu punoi si dizajner në serinë Medal of Honor në vitet 1990 dhe 2000.
Gjatë karrierës së tij, Zampella grumbulloi një pasuri prej rreth 40 milionë dollarësh dhe la pas tre fëmijë nga martesa e tij 18-vjeçare me Brigitte, e cila përfundoi në divorc në 2015. Ai dhe partneri i tij Jason West u larguan nga Infinity Ward në 2010 pas një konflikti me Activision dhe më pas fituan të drejtat mbi Call of Duty në një padi 125 milionë dollarëshe.
Në vitin 2021, Zampella u bë drejtues i serisë Battlefield te EA dhe ndihmoi në krijimin e Battlefield 6, e cila u shpall si loja më e shitur e vitit 2025 me mbi 20 milion kopje të shitura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)